Harduer

Xiaomi Redmi 6 Pro vjen me katër kamera dhe ekran 6.26-inç

Sep 30 2018
0 Shpërndarje
I pozicionuar si pasardhësi i Redmi Note 5 Pro, Redmi Note 6 Pro ka dy kamera frontale 20+2-megapiksel dhe dy të pasme 12+5-megapiksel. Xiaomi Redmi 6 Pro vjen me katër kamera dhe ekran 6.26-inç

Prodhuesi Kinez Xiaomi zbuloi telefonin e shumëpritur Redmi Note 6 duke përdorur uebsajtin Tajlandez dhe telefoni ka një të veçantë: katër kamera.

I pozicionuar si pasardhësi i Redmi Note 5 Pro, Redmi Note 6 Pro ka dy kamera frontale 20+2-megapiksel dhe dy të pasme 12+5-megapiksel.

Si rezultat është telefoni i parë me katër kamera nga Xiaomi dhe vihet përballë Mate 20 Lite të Huawei.

Kamerat kanë efekte speciale si “AI Dynamic Nokeh”, “Ai Portrait 2.0” dhe “AI Dual Front Camera.”

Përtej fotografisë, Redmi Note 6 Pro vjen me procesorin e ri të rangut të mesëm Snapdragon 636, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Ekrani me raport 19:9 dhe madhësi prej 6.26 inç nuk ka një “notch” por rezolucion 2,280 x 1,080 piksel.

Redmi Note 6 Pro do të shitet për 216 dollarë në tre ngjyra: zezë, artë dhe blu. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>