Lajmet

Xiaomi, Vivo dhe Oppo bashkëpunojnë për të transferuar të dhënat mes telefonëve të tyre

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Gusht 2019
0
Xiaomi, Oppo dhe Vivo, të gjithë me sisteme operative Android, do të integrojnë një sistem peer-to-peer sipas llogarisë zyrtare të Xiaomi në MIUI. Xiaomi, Vivo dhe Oppo bashkëpunojnë për të transferuar të dhënat mes telefonëve të tyre

Tre prodhuesit më të mëdhenj Kinez të smartfonëve kanë vendosur të punojnë së bashku për të krijuar një protokoll të përbashkët transferimit të të dhënave mes pajisjeve të tyre.

Xiaomi, Oppo dhe Vivo, të gjithë me sisteme operative Android, do të integrojnë një sistem peer-to-peer sipas llogarisë zyrtare të Xiaomi në WeChat.

Protokollit do të përdorë Bluetooth për të lidhur pajisjet me njëra tjetrën të cilat do të jenë të afat të transferojnë me shpejtësi 20MB/s.

Xiaomi tha edhe prodhues të tjerë smartfonësh mund të aplikojnë për tu bashkuar treshes. Një version beta i shërbimit duhet të debutojë deri në fund të këtij muaji.

Google ka testuar edhe në të kaluar për të ofruar një shërbim të ngjashëm me AirDrop. Në 2011 Android 4.0 vinte me Android Beam i cili bazohej në NFC për të lidhur pajisjet me njëra tjetrën.

Megjithatë shërbimi u hoq nga Android Q. Megjithatë thuhet se ky sistem operativ do të sjellë një shërbim të ngjashëm quajtur Fast Share.

Fast Share është pjesë e Google Play Service dhe mbase për këtë arsye kanë vendosur Xiaomi, Oppo dhe Vivo të reagojnë.

Tre kompanitë zënë gjysmën e tregut Kinez të smartfonëve. Pyetja është nëse Huawei, kompania e cila zotëron 34% të tregut Kinez do të pranojë të bëhet pjesë e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Djaloshi nga Prishtina bën revolucion në industrinë e shëndetësisë përmes teknologjisë

Lajmet e fundit>