Harduer

Xiaomi zgjeron kufijtë e biznesit, hedh në treg pastruesin e ajrit

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Xiaomi zgjeron kufijtë e biznesit, hedh në treg pastruesin e ajrit

xiaomi-purifier2Me siguri që produkti i fundit i Xiaomi nuk do të shihet si një konkurrent i produkteve të Apple pasi ai nuk është pjesë e kësaj fushe. Kompania këtë herë ka zgjedhur të sjellë për konsumatorët një pastrues ajri. Nëse ju jetoni në zona tepër të ndotura atëherë Xiaomi po përpiqet ta bëjë jetesën tuaj sa më shëndetshme.

Kjo pajisje quhet Mi Air Purifier dhe aktualisht është e disponueshme vetëm në Kinë. Kompania akoma nuk ka dhënë detaje përsa i përket datës se kur ky produkt do të jetë i disponueshëm dhe në shtete të tjera. Mi Air Purifier mund të blihet me një çmim ekonomik prej 150 $ që konsiderohet një shpenzim i madh kur bëhet fjalë për shëndetin. Ajo ka një pamje shumë tërheqëse dhe sipas kompanisë mund të prodhojë 10.000 metër kub ajër të pastër në minutë dhe të thithë rreth 99% të papastërtive në ajër.

Siç pritej ky pastrues ajri nga kompania teknologjike Xiaomi vjen i shoqëruar dhe me një aplikacion që dërgon njoftime në celularin tuaj. Për shembull aplikacioni mund t’ju kujtojë se kur duhet të zëvendësoni filterin. Xiaomi cilësohet si një kompani gjigante me produkte të shumëllojshme, ku më kryesor renditet smartfonët, më pas tabletët, pajisjet për matjen e presionit të gjakut, televizorët inteligjent, bateri, byzylyk inteligjent dhe së fundmi një pastrues ajri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Xiaomi në hapat e OnePlus me televizorin e parë Redmi

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>