Analiza

Xmarks përmirëson shfletimin në firefox

Publikuar , 19 Shkurt 2010
0
Xmarks përmirëson shfletimin në firefox

Por Xmarks bën shumë më tepër. Kur bëni një kërkim në internet, shumë faqe në listën e rezultateve do të kenë një ikonë Xmarks. Klikojeni dhe do të shikoni një përshkrim të shkurtër për popullaritetin e faqes midis përdoruesve të Xmarks si dhe analiza. (Vetëm faqet e analizuara dhe në bookmark të përdoruesve të Xmarks pajisen me ikonë). Mund të klikoni Get Site Info për detaje të mëtejshme.

Për më tepër, kur i bëni bookmark një faqeje në Firefox, do të shihni një listë të shtjelluar me tag-e të rekomanduara, të cilat mund ta lehtësojnë kërkimin midis bookmark-eve tuaja.
Mund të instaloni Xmarks edhe nëse keni të instaluar Foxmarks (thjesht do të zëvendësojë versionin tuaj të vjetër). Shtesa do të vazhdojë të sinkronizojë dhe të ruajë bookmark-et dhe fjalëkalimet tuaja edhe me PC që përdorin Foxmarks.

LEXO EDHE:  Ja sa iPhone ka shitur Apple në fund të 2018-ës

Lajmet e fundit>