Harduer

XO-4 Touch i One Laptop Per Child pritet të hidhet në treg në 2013

Publikuar , 20 Gusht 2012
0
XO-4 Touch i One Laptop Per Child pritet të hidhet në treg në 2013

One Laptop Per Child nuk ka qenë edhe aq i heshtur për prezantimin e ardhshëm të XO Touch, por gjithsesi hollësitë kanë qenë të pakta deri më tani.

Kompania ka treguar pak më tepër informacione në lidhje me pajisjen që tashmë është duke iu referuar si XO-4 Touch. Sipas ndërmarrjes jofitimprurëse, hedhja në treg e pajisjes edukative me “funksion të dyfishtë” si laptop/tablet, pritet të bëhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, pra në vitin 2013.

XO-4 tocuh do të ketë një ekran për shumë-prekje (multi-touch) nga Neonode që mund të përdoret në dritë të diellit dhe do të ketë brenda një procesor Marvell ARMADA 2128.

OLPC ka ofruar disa hollësi për pajisjen duke përfshirë hapësirën ruajtëse prej 8GB, 2GB të kujtesës, rezolucionin prej 1200 x 900, vendin SD, HDMI-në, një matës shpejtësie, 802.11a/b/g/n dhe dy porta për USB 2.0. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Laptopët e rinj të Huawei një alternativë për ata që nuk kanë buxhetin e Apple MacBook

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>