Harduer

XS, XS Max dhe XR: Cilat janë diferencat mes iPhone-ve të rinj?

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
XS është një version i përditësuar i iphone X, modeli Max si versioni Plus i të parit dhe XR një telefon buxhetor i ringjallur nga iPhone SE. XS, XS Max dhe XR: Cilat janë diferencat mes iPhone-ve të rinj?

XS është normali, XR është i liri dhe XS Max është i madhi. Kjo mbase është mënyra më e thjeshtë për tua shpjeguar skemën e re të emërtimit të iPhone-ve të rinj.

XS është një version i përditësuar i iphone X, modeli Max si versioni Plus i të parit dhe XR një telefon buxhetor i ringjallur nga iPhone SE.

Mëposhtë mund të shikoni një krahasim të veçorive, çmimeve, opsioneve dhe debutimit.

iPhone XS – standard, i vogël dhe modeli i parë që debuton

Flagshipi i ri i Apple është iPhone XS. Nëse po kërkoni më të mirën e Apple, ky është telefoni që keni pritur.

Ekrani OLED Super Retina ka një madhësi prej 5.8-inç me 458 piksel për inç. Është më i gjatë se ekrani 5.5-inç i iPhone 8 Plus por më i hollë.

Dy kamerat e pasme kanë stabilizim optik dhe zoom optik 2x. Çmimi i tij fillon nga 999 dollarë dhe shkon deri në 1,349 dollarë për modelin 512GB.

Porositë kanë filluar të Premten dhe shitjet nisin më 21 Shtator. Telefoni vjen në tre ngjyra dhe është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

iPhone XS Max – ekran më i madh, çmim më i lartë

Nëse pëlqeni të kaloni kohë duke parë foto, filma dhe realizuar video, iPhone XS Max është i duhuri.

Ekrani 6.5-inç OLED Super Retina vjen me HDR dhe është më i madh i vendosur ndonjëherë në një iPhone.

Dy kamerat e pasme 12 megapiksel kanë stabilizim dhe zoom optik 2x.

I disponueshëm në tre ngjyra dhe me rezistencë ndaj ujit, ai kushton 100 dollarë më shumë sesa vëllai i vogël. Ju duhen 1,099 dollarë për modelin bazë me 64GB dhe 1449 dollarë për modelin 512GB.

Telefoni del në shitje më 21 Shtator.

iPhone XR – plot ngjyra, më i lirë

Nuk po kërkoni ekranin më të mirë. Blini një iPhone XR. Ai ka një ekran 6.1-inç LCD me 326 piksel për çdo inç.

XR ka vetëm një kamër të pasme 12 megapiksel pa stabilizim optik e as zoom 2x. Ende sjell veçorinë portret.

XR është rezistentë ndaj ujit por vetëm në thellësi 1 metër dhe jo 2 si XS dhe XS Max.

Me ekranin LCD, iPhone XR përfiton bonus 1.5 orë më shumë jetëgjatësi bateri.

Ai fillon nga 749 dollarë për modelin 64GB deri në 899 dollarë për modelin 256GB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>