Lajmet

Yahoo blen uebin shoqëror RockmeIt, por ndalon aplikacionet e tij

Publikuar , 06 Gusht 2013
0
Yahoo blen uebin shoqëror RockmeIt, por ndalon aplikacionet e tij

Përqendrimi i Yahoo në blerjet e nismave të përqendruara në pajisje mobile nuk po ndalet. Gjatë fundjavës, ndërmarrja ka paguar reth 70 milionë dollarë për ndërmarrjen e shfletuesit RockmeIt, dhe lajmëroi që do të ndalte të gjitha aplikacionet e veta dhe uebfaqen ekzistuese.

Ndërmarrja lëshoi një aplikacion për shfletim të uebit në vitin 2010 me një theks në veçoritë e rrjeteve shoqërore, përpara se të ndërronte strategjinë dhe të përqendrohej në pajisjet mobile në vitin 2012.

Pastaj, në prill të vitit 2013, RockmeIt lëshoi një faqe të re duke premtuar “një rrjedhë virtuale të uebit” duke kombinuar përditësimet nga faqet dhe rrjetet e tjera shoqërore. Tani do të vendos talentin e vet inxhinierik për ta përdorur brenda Yahoo-së.

“Yahoo! dhe RockemeIt kanë një qëllim të përbashkët: Për të ndihmuar njerëzit në zbulimin e përmbajtjes më të mirë nga mbarë uebi,” thuhet në një postim në blog nga bashkëthemeluesi i RockmeIt, Eric Vishria dhe Tim Howes.

“Në katër vjet e gjysmë në RockmeIt, ne kemi mësuar shumë se si ju pëlqeni që ta shfletoni uebin, të zbuloni përmbajtje, dhe të shpërndani gjëra të shkëlqyera që keni gjetur… Ju na keni mësuar shumë.

Dhe ne planifikojmë që të vendosim çdo gjë që kemi mësuar në funksion në Yahoo!” Një zëdhënës i Yahoo tregoi për Reuters që teknologjia e RockmeIt do të ndihmojë ndërmarrjen për të “shpërndarë përmbajtje në rrugë të reja”. (PCWorld Albanian)

rockmelt

LEXO EDHE:  Sulm kibernetik ndaj gazetave Amerikane

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>