Biznes

Yahoo do të blejë Associated Content

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Yahoo do të blejë Associated Content

Pavarësish se kushtet e marrëveshjes nuk u bënë të ditura, disa raporte theksojnë se vlera e blerjes është diku mes 90 dhe 100 milion dollarë.

Kompania prapa blerjes ka theksuar se marrëveshje për blerjen e Associated Content do të “ofrojë kualitet të lartë, dhe përmbajtje relevante” për 600 milion përdoruesit e saj online. Kompania e internetit ka ndërruar fokusimin e saj drejt ofrimit të përmbajtjes online dhe është larguar nga kërkimi, ku është duke humbur treg nga Google dhe Microsoft.

“Duke kombinuar ekipin tonë të shkëlqyer redaktues me Associated Content, ne po ndryshojmë rregullat e lojës” tha Carol Bartz, shef ekzekutiv i Yahoo-së.

Associated Content ka 380.000 kontribues që prodhojnë rreth 50.000 pjesë përmbajtje në muaj. Kompania paguan punëtorë të pavarur për të prodhuar një bashkësi të gjerë të lajmeve dhe artikujve tjerë, dhe shet atë përmbajtje tek organizatat tjera.

Yahoo ka theksuar se pret të përdor Associated Content, për kontribim në pronën ekzistuese mediale të Yahoo-së. Kompania gjithashtu theksoi se marrëveshje do t’iu ofrojë reklamueseve më shumë fokusim të rrugëve për të synuar përdoruesit.

LEXO EDHE:  CEO i bursës kriptografike famëkeqe Mt.Gox i shpëton burgimit

Lajmet e fundit>