Softuer

Yahoo do të modernizojë faqet e saja deri në vitin 2011

Publikuar , 26 Maj 2010
0
Yahoo do të modernizojë faqet e saja deri në vitin 2011

Bartz u ka thënë analistëve të mërkurën se Yahoo është e fokusuar në modernizimin e rrjetit të faqeve të saja, me më shumë media sociale, video dhe përmbajtje lokale. Rrjeti përfshin faqe të shopingut, sportit dhe faqe financiare.

Ajo është shprehur se Yahoo nuk ka plane për të ndjekur konkurrent si Google dhe Microsoft, përkatësisht kjo kompani nuk ka plane për të prodhuar smartphone apo sistem operativ për smartphone.

“Unë nuk dëshirojë një pajisje. Nuk dëshirojë prezencë në atë anë të biznesit” tha Bartz. “Ne dëshirojmë të kemi aplikacionet më të mira në treg”.
Yahoo vazhdimisht ka qenë duke riorganizuar biznesin e saj, duke shitur asete dhe duke blerë kompani të reja, nën udhëheqjen e Bartz, e cila ka filluar rolin e tanishëm në janar të vitit 2009.

Të mërkurën, Yahoo shpalosi një partneritet me Zynga në kuadër të së cilës marrëveshje lojëra të rrjeteve sociale, si FarmVille do të ofrohen përgjatë pronave online të Yahoo-së.

Muajin e kaluar, Yahoo bleu Associated Content, që është një publicist online që ofron artikuj dhe video të ofruar nga një rrjet i gazetarëve pa pagesë.

E vitin e kaluar, Bartz nënshkroi një marrëveshje 10 vjeçare me Microsoft, që u kursen qindra e mijëra miliona dollarë në vit, duke ofruar punën e kërkimit tek Microsoft, ndërsa Yahoo duke përmirësuar punën e kërkimit.

Ekzekutiv të Yahoo-së, gjatë të mërkurës thanë se kompania pret të kompletojë integrimin e teknologjisë së saj kërkuese me Microsoft, në të gjitha 59 shtetet në të cilat operon, deri në çerekun e dytë të vitit 2012.

LEXO EDHE:  Dropbox rrit kapacitetet e planeve me pagesë

Lajmet e fundit>