Lajmet

Yahoo do të paguajë 50 milion dollarë për përdoruesit e prekur nga sulmet kibernetike 2013-14

Publikuar , 24 Tetor 2018
0
Kompania gjithashtu duhet të paguajë për dy vite shërbimi e monitorimit të kartave të kreditit të 200 milion përdoruesve. Yahoo do të paguajë 50 milion dollarë për përdoruesit e prekur nga sulmet kibernetike 2013-14

Yahoo duhet të paguajë 50 milion dollarë dëmshpërblim përdoruesve të prekur nga sulmet e 2013-ës dhe 2014-ës.

Sulmi i pari i cili nuk u mësua deri në 2016-ën kishte kompromentuar 500 milion llogari. Informacionet e hakuara, përfshirë fjalëkalimet ishin aksesuar nga hakerët.

Fondi 50 milion dollarësh do të dëmshpërblejë me 25 dollarë për çdo orë të shpenzuar nga hakimi llogaritë e prekura.

Llogaritë me pagesë do të rimbursohen në 25% të abonimit të tyre.

Kompania gjithashtu duhet të paguajë për dy vite shërbimi e monitorimit të kartave të kreditit të 200 milion përdoruesve.

Yahoo zbuloi hakimet në 2016-ën në një kohë kur ishte në negociata për tu shitur për 4.83 miliardë dollarë tek Verizon Communications.

Marrëveshje u reduktua me 350 milion dollarë për shkak të dëmtimit të reputacionit.

Gjysmën e fondit do ta ofrojë Verizon dhe gjysmën tjetër Altaba, kompania e cila operon investimet e Yahoo në Azi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ndër telefonët e parë me Wi-Fi e së ardhmes

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>