Analiza

Yahoo do ti bashkohet Amazon dhe Netflix me programet e saj televizive origjinale

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Yahoo do ti bashkohet Amazon dhe Netflix me programet e saj televizive origjinale

yahoo-content-100035169-galleryYahoo ka treguar edhe më parë se për kompaninë viti 2014 ka të bëjë vetëm më përmbajtjen, por tashmë kompania e internetit kërkon të ndjekë gjurmët e Amazon, Hulu, dhe Netflix. Ngjashëm me këta titanë të produksioneve online, Yahoo kërkon që të ketë programin e vet televiziv origjinal. Ndryshe nga ofrues të tjerë të përmbajtjeve online me video që krijojnë një përzierje mes serive dramë dhe komedi, Yahoo do të fokusohet në komeditë gjysmë orëshe prej 10 serish, raporton The Wall Street Journal.

Planet për të ofruar shërbime në televizorin tuaj janë larg finalizimit për Yahoo-në, por lajmet thonë se kompania po “gërmon” diçka për ta prezantuar me 28 prill. Në po këtë ditë kompania do të mbajë eventin gjatë javës “Digital Content NewFronts”, një panair reklamash vjetor. Prodhimi i komedive 30 minutëshe mund ti kushtojë 700,000 dollarë kompanisë për çdo episod. Deri tani Yahoo ka ndaluar përmbajtjen e saj ambicioze 5-10 minutëshe të quajtur “webisodes” të tilla si Tiny Commando me aktorin Ed Helms dhe shfaqjen We need help me aktorët Cheryl Hines dhe Rachael Harris.

Përveç këtyre shfaqjeve, Yahoo njoftoi prillin e vitit të kaluar se kompania gjithashtu kishte investuar në shfaqjen Saturday Night Live. Yahoo nuk është kompania e vetme që po mundohet të kalojë në shërbimet televizive. Kompania Microsoft po zhvillon seritë e saj origjinale të lojës popullore Halo, dhe ditën e hënë Bloomberg raportoi se Microsoft-i do të debutojë me gjashtë shfaqje të reja në Xbox Live duke filluar nga muaji qershor. Rivali i Microsoft-it gjithashtu po iu drejtohet shërbimeve televizive kohët e fundit me lançimin e serive origjinale për rrjetin PlayStation bazuar në librat komikë “Powers”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Xiaomi fitim rekord, sytë drejt ekspansionit global

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>