Vëzhgim

Yahoo ju ofron përgjigjie të çastit

Publikuar , 26 Mars 2011
0
Yahoo ju ofron përgjigjie të çastit

Yahoo ka për qëllim që të përqendrohet në dërgimin e përgjigjieve të drejtpërdrejta tek përdoruesit, më tepër se paraqitjen e një liste me lidhje ku përdoruesit do të mund të klikonin. Rezultatet e pasura të kërkimeve dhe përgjigjiet e menjëhershme paraqiten në një kuti të zgjeruar të pyetjeve. Yahoo ka kombinuar rezultatet e kërkimeve me përmbajtjen e popullarizuar, për t’i ofruar këto përgjigjie.

Search Direct do të parashikojë rezultatin tuaj me çdo shtypje të tasteve në tastierë në kutinë e kërkimit dhe ofron rezultate të menjëhershme për këto lloje të kërkimeve:
     Temat më të popullarizuara të kërkuara — Duke treguar kërkimet më të popullarizuara që lidhen me atë se çfarë përdoruesit tashmë kanë shkruar.
    Përgjigjet e drejtpërdrejta— Për kërkimet e zakonshme si adresat, tregu, parashikimet e motit, informacion të aksioneve dhe kohët kur paraqiten shfaqjet filmike.
    Paraqitja e kërkimit — Për dhjetë rezultatet më të popullarizuara të kërkimit.
    Përmbajtja e pasur — Për top sporet dhe lajmet që kanë të bëjnë me kërkimin.
    Rezultate të menjëhershme — Duke ua mundësuar përdoruesve që të shkojnë drejtpërdrejt te faqja, se sa të shikojnë vetëm rezultatet e kërkimit./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>