Lajmet

Yahoo ka filluar procesin e shpërndarjes së fjalëkalimeve të ricikluara

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
Yahoo ka filluar procesin e shpërndarjes së fjalëkalimeve të ricikluara

Yahoo ka filluar zyrtarisht shpërndarjen e fjalëkalimeve të ricikluara.

Kjo lëvizje është pjesë e një projekti të prezantuar në muajin korrik për disaktivizimin e llogarive të Yahoo që nuk janë përdorur vitet e fundit, duke i bërë të disponueshme për të tjerët.

Ftesat kanë filluar të shpërndahen për ata që kanë bërë një listë dëshirash brenda afatit të vendosur më 7 gusht. Lista përfshinte emra si: Davis, Michael, Alex, Maria, Jennifer apo Jessica, por gjithashtu edhe Batman dhe Superman.

Për ata që nuk u përfshinë në këtë listë brenda afatit automatikisht u pozicionuan në atë që quhet “Watchlist”.

Kur një emër të bëhet i disponueshëm, pritësi do të kenë 14 ditë për të pranuar vendimin e më pas do ti kalojë tjetrit në radhë.

Edhe nëse nuk keni krijuar një listë dëshirash ju mund ta krijoni atë me 1.99 $ ku mund të vendosni pesë emrat tuaj të dëshirës në atë që quhet “Watchlist” për tre vitet në vazhdim.

Për adresat e ricikluara, Yahoo po punon me rrjetin social Facebook dhe faqe të tjera për tu siguruar që informacionet që përmbante llogaria e vjetër mos të gjenden në llogarinë e pronarit të ri. (PCWorld Albanain)

<

LEXO EDHE:  Ja sesi të hiqni aksesin e aplikacioneve të palëve të treta në llogarinë tuaj të Microsoft

Lajmet e fundit>