Lajmet

Yahoo: Kemi konstatuar përpjekje për të sulmuar e-mail-et e përdoruesve

Publikuar , 31 Janar 2014
0
Yahoo: Kemi konstatuar përpjekje për të sulmuar e-mail-et e përdoruesve

The Yahoo logo is shown at the company's headquarters in SunnyvaleKompania Yahoo ka konstatuar disa përpjekje të koordinuara për të fituar qasje të paautorizuar në llogaritë e Yahoo Mail duke përdorur softuer kompjuterik.

Kompania tha në blogun e saj zyrtar që besonte që sulmuesit ishin duke provuar që t’iu qasen llogarive duke përdorur kredencialet që janë fituar nga një thyerje e një baze të dhënash të një kompanie tjetër, por nuk u tregua emri.

Njerëzit shpesh përdorin të njëjtin fjalëkalim në shumë llogari, kështu që hakerët përpiqen që të përdorin kredencialet e vjedhura në një thyerje për t’u futur në shumë uebfaqe të tjera. “Ne nuk kemi dëshmi që ishin fituar drejtpërdrejt nga sistemet e Yahoo-së,” thuhet në blogun e kompanisë.

Një zëdhënëse e Yahoo-së mohoi të flas se sa llogari ishin rrezikuar ose të japë ndonjë përshkrim të hollësishëm, duke thënë që këto tentativa për sulme kibernetike janë subjekt i një hetimi nga zbatuesit federal të ligjit.

Kompania tha në blogun e saj që iu kishte kërkuar përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet për të mbrojtur llogaritë e tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një student fshihet pas sulmit kibernetik ndaj politikanëve Gjermanë

Lajmet e fundit>