Analiza

Yahoo kërkon më tepër kohë për të dëshmuar përmirësimin

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Yahoo kërkon më tepër kohë për të dëshmuar përmirësimin

CEO e Yahoo-s, Marissa Mayer sërish është duke kërkuar më tepër kohë për të dëshmuar që Yahoo është duke e rimarrë veten.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë për të treguar për përfitimet gjatë tremujorit të tretë nga ndërmarrja, ku ka marrë pjesë Mayer dhe CFO-ja, Ken Goldman, drejtuesja ekzekutive e kompanisë kërkoi që të theksojë nevojën e ndërmarrjes për më tepër kohë për të rimarrë veten.

Yahoo gjatë të martës tregoi disa përfitime zhgënjyese. Ndonëse kishte tejkaluar parashikimet e Wall Street, ndërmarrja raportoi që përfitimet e veta kishin rënë me 5 për qind në tremujorin e tretë.

“Do të marrë pak kohë që produktet tona të përkthehen në përfitime, por unë jam e bindur që ne jemi në shtegun e duhur… Ne jemi në këtë për të fituar dhe për të fituar bindshëm,” tha Mayer gjatë sesionit për pyetje dhe përgjigje gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ndërmarrja theksoi numrin e saj të “paprecedentë” të lëshimeve në tremujorin e tretë – 15 rifreskime në total, por nuk ishte diçka befasuese për raportin.

Mayer foli për rritjen e trafikut të faqeve dhe një rritje të përdoruesve unikë mobilë, nga 350 milionë sa ishin raportuar në shtator, në 380 milionë sa u tregua gjatë të martës. Ajo siguroi që ofertat e reja mobile të Yahoo-së, që përfshinin një aplikacion të rifreskuar për iOS të ndërmarrjes (i cili, tha ajo, bindi përdoruesit që të ndryshojnë vlerësimet e tyre nga 2.5 në 4.5 në iTunes).

Përdoruesit i “duan” ndryshimet, tha Mayer. Por për të gjitha ndryshimet dhe përditësimet, nuk ka rritje në përfitime.

Siç duket është një vit tjetër jo shumë shkëlqyes me reklama për Yahoo. Ndërmarrja për marketing në internet eMarketer vlerësoi që reklamat online do të bëhen një biznes që sjell përfitime prej 117.6 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2013.

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

Prania e Yahoo-së, sipas eMarketer, pritet të shënojë rënie në 2.97 për qind këtë vit. Kjo paraqet një rënie nga 3.37 për qind sa ishte vitin e kaluar dhe e lë Google dhe Facebook-un me 32.84, respektivisht 5.41 për qind, të prijnë me përfitimet nga reklamat dixhitale. (PCWorld Albanian)

yahoo

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>