Analiza

Yahoo me pamje të re

Publikuar , 21 Korrik 2009
0
Yahoo me pamje të re

Yahoo thekson se faqja e saj kryesore është dizajnuar në mënyrë që t’i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë në maje të asaj se çfarë po ndodhë në botë, dhe në pjesët tjera të planetit.

Në të vërtetë ajo se çfarë ka bërë Yahoo është, ndryshimi i theksuar i dizajnit të vjetër dhe shtimi i disa veçorive të reja më fleksibile që sigurisht do të tërheqin më shumë përdorues. Kjo përfshin shtimin e veçorive më të personalizuara dhe mundësinë për të vendosur një sferë të gjerë të shërbimeve të palës së tretë, përmes rrugëve të Yahoo-s të cilat nuk ishin të pranishme më parë.

My Favorites

Ndryshimi më i theksuar gjendet në shtyllën e anës së djathtë, që është riemëruar My Favorites. Në faqen e vjetër, kjo shtyllë ishte e mbushur me shërbimet e Yahoo-s duke përfshirë lojërat, shopingun, Yahoo personals dhe veçori tjera. Dizajni i ri iu lejon të zgjidhni një sferë të faqeve dhe të shërbimeve të palës së tretë, duke përfshirë Facebook, faqe të reja apo e-Bay. Yahoo gjithashtu ka lëvizur Yahoo Mail, Messenger dhe shërbime tjera të saja në seksionin “My Favorites”. Kur ju lëvizni me mi mbi ndonjë prej tyre, një dritare e shfaqet aty për aty me një reklamë dhe me informacionin tuaj.

Shembull keni widget-in Facebook që është një mini-Facebook me funksionalitet të plotë dhe që i ngjason një versioni mobil të rrjetit social. Këtu përfshihen furnizimet e plota me lajme dhe lidhjet drejt profilit tuaj të ngjarjeve, ditëlindjeve apo listave të miqve. Nëse largoni miun nga widget-i pop-up, atëherë shërbimi do të zhduket pas një apo dy sekondave. Një veçori të ngjashme Facebook përmban edhe llogaria juaj në iGoogle.

LEXO EDHE:  Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave pas iPhone

Krijoni aplikacione

Përveç mundësisë për të vendosur më shumë se 65 widgets në ueb faqen e re të Yahoo-s, ju mund edhe ti krijoni ato. Vetëm klikoni në butonin “Add” në fund të listës “My Favorites”, dhe pastaj në maje të listës së widgets ju mund të shkruani një ueb adresë për çfarëdo që dëshironi të përcillni dhe pastaj t’ia shënoni edhe emrin e saj. Nëse importi është kryer me sukses ju keni një widget të ri në faqen tuaj kryesore.

Lajme të personalizuara

Ndarja për lajme ka lëvizur paksa më poshtë, por tani ju keni një seksion për lajme lokale.

Sinkronizim mes PC-s dhe celularit

Kjo veçori ende nuk është e gatshme, por Yahoo thekson se së shpejti ueb faqja mobile e Yahoo-s do të përcjellë të gjitha ndryshimet që keni për në versionin tuaj të dekstop-it.
Nëse dëshironi të testoni veçoritë e reja të faqe së Yahoo-s, vizitoni Yahoo.com/trynew.

Zyrtarë të Yahoo gjithashtu kanë theksuar se edhe faqja e makinës kërkuese do të ndryshohet gjatë muajit shtator.

Lajmet e fundit>