Lajmet

Yahoo mori më tepër trafik se Google

Publikuar , 23 Gusht 2013
0
Yahoo mori më tepër trafik se Google

Sipas raportit të fundit të comScore, Yahoo ka marrë më tepër trafik në internet se Google, gjatë korrikut të vitit 2013.

Google ishte top kandidati në listën e comScore të 50 ndërmarrjeve me faqet e tyre më të vizituara në internet që nga maji i vitit 2011. Por sot, ky epitet i takon Yahoo pa pikë dyshimi. Yahoo ka një përparësi prej 2 për qind ndaj Google.

Yahoo mori 196,564 vizitorë duke u radhitur në vendin e parë, ndërsa Google kishte 192,251 vizitorë unikë. Edhe pse është një vlerë e vogël, kjo mund të jetë si burim i krenarisë për Yahoo.

Veçanërisht për Marissa Mayer, e cila ka bërë çfarë ka mundur për Yahoo që nga viti i kaluar, ky lajm mund të jetë mjaft i mirë. Kjo tregon që qasja e saj është duke funksionuar. Në fillim të vitit 2013, Yahoo ishte në rënie me nivelet e trafikut.

Google dhe Microsoft janë në vendin e dytë, përkatësisht të tretë në listë. Facebook u radhit në vendin e katërt, duke ndjekur AOL në pozitën e pestë. Vlerësimet e ComScore ndryshojnë me kalimin e kohës.

Kështu që është mjaft e herët që Yahoo të fillojë të festojë. Sidoqoftë, rezultatet janë një befasi e këndshme për ndërmarrjen. (PCWorld Albanian)

Yahoo Traficc

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android së shpejti do të përditësohen pa ndërprerje edhe gjatë kohës që i përdorni

Lajmet e fundit>