Biznes

Yahoo na kujton se ekziston duke ridizajnuar logon

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shtator 2019
0
Por ndryshimet e Mayer nuk shpëtuan kompaninë. Tumblr dhe Flickr sot kanë pronarë të rinj dhe iniciativa e lajmeve dhe shfaqjeve televizive dështoi. Yahoo na kujton se ekziston duke ridizajnuar logon

Yahoo nuk është ajo kompania e famshme që të gjithë e njihnin dikur. Edhe pse popullariteti i ka rënë deri në një hiç në dekadën e fundit, ende sillet aty dhe kompania na e kujtoi se nuk ka thënë fjalën e fundi duke ridizajnuar logon.

Logoja e re duket si një fillim i për kompaninë e pllakosur nga problemet. Dizajnuar nga Pentagram, logoja e re e Yahoo është ridizajnimi i parë madhor për kompaninë që prej 2013-ës nën lidershipin e Marisa Mayer.

Por nuk ka personalitetin e logos së 2013-ës duke vënë në përdorim germa jo-kapitale dhe aplikuar fontin sans-serif që më shumë e bën kompaninë të duket si një startup.

Germa “Y” dhe simboli “!” janë të dy të shtrirë në një kënd 22.5 gradë.

Yahoo pas një dekade në rënie u përpiqej të rimagjinonte vetveten në fillim të 2010-ës duke sjellë një CEO të re dhe blerë kompanitë si Tumblr dhe Flickr si dhe sfiduar Apple e Disney me programet e para origjinale televizive.

Por ndryshimet e Mayer nuk shpëtuan kompaninë. Tumblr dhe Flickr sot kanë pronarë të rinj dhe iniciativa e lajmeve dhe shfaqjeve televizive dështoi.

Vetë Yahoo u shit tek Verizon.

Së bashku me logon e re Yahoo lëshoi një përditësim në aplikacionin Yahoo Mail. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bing ka bllokuar 5 milionë reklama për kriptomonedhat në 2018-ën

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>