Lajmet

Yahoo prezanton fjalëkalimet e përkohshme të aplikacioneve

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Yahoo prezanton fjalëkalimet e përkohshme të aplikacioneve

yahoo logoYahoo ka prezantoi një “shtresë” tjetër të sigurisë për përdoruesit e saj: fjalëkalimet e aplikacioneve për Android dhe iOS.

Ky funksion i ri iu jep mundësi të kontrolloni se kush ka akses mbi aplikacionet dhe kur pajisja juaj ka humbur apo është vjedhur.

Yahoo e përshkruan “Fjalëkalimin e Aplikacioneve” si një fjalëkalim të përkohshëm që ju mund ta shtoni tek aplikacionet ekzistuese të Android dhe iOS për mbrojtje më të mirë dhe kështu të kontrolloni dhe aksesin mbi to. Një fjalëkalim i ri i përkohshëm krijohet për çdo aplikacion dhe pajisje.

yahoo fjalkalim

Për të aktivizuar këtë funksion, shkoni tek parametrat e llogarisë së Yahoo, aktivizoni verifikimin e dytë të hyrjes, dhe gjeneroni një fjalëkalim që përdoret vetëm një herë.

Pastaj e përdorni fjalëkalimin në aplikacionin tuaj mobil, dhe pajisja do të jetë përkohësisht e mbyllur. Nëse ju e humbni pajisjen tuaj, lehtësisht mund të fitoni akses në çdo aplikacion individual dhe në pajisje nga faqja e parametrave. Kjo do të thotë se juve nuk duhet ta ndërroni fjalëkalimin tuaj kur e humbnin pajisjen.

yahoo_app_passwords

Vetëm se duhet ta ndryshoni më shpesh fjalëkalimin. Kjo shtesë është një risi e mirë për sigurinë telefonike dhe është mbresëlënëse të shohësh se si Yahoo, dhe jo Google apo Microsoft po e drejtojnë këtë rrugë. Fjalëkalimet e aplikacioneve të përkohshme nuk janë perfekte, por janë në rrugën e duhur. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”XCsbm3sCosw”]

LEXO EDHE:  Yahoo do të paguajë 50 milion dollarë për përdoruesit e prekur nga sulmet kibernetike 2013-14

Lajmet e fundit>