Lajmet

Yahoo ridizajnon faqen kryesore

Publikuar , 21 Shkurt 2013
0
Yahoo ridizajnon faqen kryesore

Yahoo.Yahoo sapo ka prezantuar faqen kryesore të ridizajnuar e cila vendos në qendër të vëmendjes përditësimin e lajmeve duke ofruar një shërbim të përmirësuar ndaj fanatikëve të lajmeve.

Përveç dizajnimit fizik është bërë dhe një riorganizim funksional duke ofruar mundësi personalizimi për përdoruesit sipas interesave të tyre.

Sipas Mayer, CEO e Yahoo faqja ofron artikuj të pafundmë lajmesh virtualë, gjithashtu janë bërë përmirësime përsa i përket paraqitjes së faqes në smartfonë apo tablete. Yahoo vazhdon të ofrojë shërbimin e kërkimit në krye të faqes për ata që duan të drejtohen në një direktori tjetër ueb.

Linket e shërbimeve të tjera të Yahoo ndodhen në të majtë të faqes, ndërkohë është shtuar dhe rubrika ”Trendet e Fundit” që jep informacion lidhur me ngjarjet më popullore aktualisht në botë.

Përdoruesit e faqes kryesore të Yahoo do të kenë mundësi të modifikojnë informacionet lidhur me motin apo bursën. (PCWorld Albanian)

Yahoo

LEXO EDHE:  Merrni masa ose fotot në Flickr do tu fshihen

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>