Lajmet

Yahoo së shpejti do të ketë një logo të re

Publikuar , 09 Gusht 2013
0
Yahoo së shpejti do të ketë një logo të re

Yahoo ka menduar që së shpejti të ridizajnojë logon e kompanisë. Në lidhje me këtë ndryshim menaxherja e marketingut të kompanisë, Kathy Savitt është shprehur se frymëzimi ka marrë jetë nga ndjesia e re rinovimit dhe progresit që përcjell CEO e Yahoo-së, Marissa Mayer.

Logoja e re do të ketë një dizajn modern që do të reflektojë eksperiencat e reja të kompanisë.

Është menduar që çdo ditë të publikohet nga një variacion i ri i logos, proces që do të zgjasë plot 30 ditë. Logoja zyrtare do të publikohet më 5 shtator. Është e vërtetë që qëllimi i logos së re është të reflektojë personalitetin e ri të kompanisë, por kjo nuk do të thotë se do të zhduken efektet vizuale dhe identifikuese të saj pasi ato janë rezultat i përpjekjes 18 vjeçare të kompanisë për krijimin e markës.

Është e rëndësishme që të ruhet karakteri unik i logos të Yahoo! që mund të përshkruhet si argëtuese dhe mikpritëse. Për këto arsye kompania ka vendosur që të ruajë ngjyrën lejla, pikëçuditësen në fund si dhe vendosjen e shkronjave në formën e një vale.

Këto masa merren pasi për kompanitë logot konsiderohen si të shenjta për shkak të kohës dhe parave që shpenzohen për mbështetjen dhe promovimin e tyre. (PCWorld Albanian)

yahoo tumblr

LEXO EDHE:  OnePlus 6T McLaren Edition vjen me 10GB RAM

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>