Analiza

Yahoo shpall iPhone 6 pajisjen më popullore të vitit 2014

Publikuar , 30 Dhjetor 2014
0
Yahoo shpall iPhone 6 pajisjen më popullore të vitit 2014

Apple-iPhone-6-2-630x419Nëqoftëse do të kishte një fjalë që do të përshkruante vitin 2014 të Apple, ajo do të ishte ‘big’, e madhe. Kompania Apple jo vetëm që solli në treg iPhone 6 dhe gjigantin iPhone 6 Plus, por debutoi gjithashtu me iPad-ët e saj të rinj dhe prezantoi orën inteligjente Apple Watch, që pritet të lançohet në 2015.

Ndër të gjitha këto produkte të kompanisë, ishte pa dyshim iPhone 6 që fitoi vëmendjen e të gjithëve. Për këtë arsye Yahoo e shpalli iPhone 6 pajisjen më të kërkuar të vitit 2014. Me ekranin e madh, dizajnin e hollë, dhe kamerën me kualitet të lartë, iPhone 6 është cilësuar si smartfoni më i mirë që Apple ka ndërtuar ndonjëherë. Interesi nuk ishte aq i madh për iPhone 6 Plus, por kjo nuk do të thotë që ai nuk korri sukses gjatë këtij viti. Ky i fundit tërhoqi më shumë vëmendje për shkak të atyre të ashtuquajtura skandale në lidhje me deformimin që ai pësonte.

Nuk ishin vetëm iPhone-ët e Apple që rezultuan tepër të kërkuar në Yahoo. iPad mini u rendit i gjashti në listën e publikuar nga Yahoo. Në mënyrë të habitshme, Apple Watch nuk u rendit në produktet më të kërkuara. Kjo ndoshta për shkak se ora inteligjente akoma nuk është hedhur në treg por lançimi i saj pritet në 2015. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  ALBtelecom rinon licencën e telefonisë celulare

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>