Biznes

Yahoo supozohet se ka arritur marrëveshje me makinën kërkuese Bing

Publikuar , 27 Korrik 2009
0
Yahoo supozohet se ka arritur marrëveshje me makinën kërkuese Bing

Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë marrëveshja do ta vendoste Bing-un në rrugë të fuqishme për të garuar me Google dhe do të shtonte edhe më tej numrin e të hyrave.
Raportet e mëhershme kanë sugjeruar se bisedimet mes Yahoo dhe Microsoft janë të përfunduara, për shkak se Yahoo ka kërkuar disa qindra miliona dollarë më shumë për ta bërë Bing makinën e saj kërkuese, së bashku me garancione të të hyrave që do të kishin garantuar miliarda, natyrisht pas marrëveshjes. Por sipas AdAge.com, bisedimet janë rikthyer në skenë gjatë të martës dhe të dy palët po shpejtojnë që të sjellin në jetë një marrëveshje.

Të dy palët qëndrojë të sigurta në përfitime nga marrëveshja potenciale. Gjersa ajo e Microsoft është më se e dukshme, Tim Cadogan shef ekzekutiv i firmës OpenX dhe ish zëvendës president i reklamave globale të Yahoo, deklaroi “Gjersa Bing po rritet, vendi i parë që Bing do të marrë pjesëmarrje në treg nuk do të jetë nga Google por prej të tjerëve. Kështu që Yahoo do të lehtësojë humbjen e pjesëmarrjes vetëm në rast se kanë planifikuar diçka radikale.”

LEXO EDHE:  Bitcoin nën 4,500 dollarë, mbarë industria e shqetësuar

Lajmet e fundit>