Lajmet

Yahoo tani enkripton tërësisht trafikun mes qendrave të të dhënave

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Yahoo tani enkripton tërësisht trafikun mes qendrave të të dhënave

Yahoo_signNë nëntorin e vitit të kaluar, Yahoo zbuloi planet për të enkriptuar të gjitha informacionet që kalojnë mes qendrave të veta të të dhënave deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2014 dhe tani ka arritur ta bëjë këtë gjë. Që nga 31 marsi, trafiku mes qendrave të veta të të dhënave enkriptohet tërësisht, ka lajmëruar kompania gjatë ditës së mërkurë.

Kjo vjen pasi Yahoo kaloi në HTTPS-në e nënkuptuar për të gjithë përdoruesit e shërbimit të vet Yahoo Mail në janar të këtij viti. Kompania lajmëroi gjatë të mërkurës që gjatë muajit mars, ka mundësuar enkriptim të dërgimit të porosive mes serverëve të vet dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve për dërgim të letrave që mbështesin standardin SMTPTLS. Për më tepër, ballina e Yahoo-së dhe të gjithë pyetësorët e kërkimit që punojnë atë, e po ashtu edhe “shumica” e faqeve të Yahoo-së tani kanë lëshuar vetvetiu HTTPS-në.

Ndërkohë, një version i enkriptuar i Yahoo Messenger do të vijë në “muajt e ardhshëm”, thotë kompania. “Qëllimi ynë është të enkriptojmë tërë platformën tonë për të gjithë përdoruesit në çdo kohë, vetvetiu,” thotë zyrtari i lartë i informacioneve në Yahoo, Alex Stamos. Lëvizjet e kompanisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve vijnë pas zbulimeve për spiunimet e NSA-së. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Arsyeja pse mesazhet e Instagram tashmë janë më të sigurta

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>