Lajmet

Yahoo urdhërohet të përdorë kërkimin e Microsoft-it në Hong Kong dhe Tajvan

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
Yahoo urdhërohet të përdorë kërkimin e Microsoft-it në Hong Kong dhe Tajvan

E nënshkruar në vitin 2010, Aleanca 10 vjeçare e Kërkimit mes Microsoft-it dhe Yahoo-së ishte supozuar që të tejkalonte qëndrimin e fuqishëm të Google në reklamat e kërkimit.

Por marrëveshja që atëherë në vazhdimësi është shkatërruar, ku shenja e fundit vjen nga një gjykatë që thotë që Yahoo provoi të shtyjë adoptimin e kërkimit të Bing-ut në Tajvan dhe Hong Kong.

Gjykatësi i Qarkut në SHBA, Robert P. Patterson vendosi gjatë të hënës që Yahoo duhet të fillojë të përdor teknologjinë e kërkimit të Microsoft-it në ato dy tregje sipas kushteve të marrëveshjes së vet.

Vendimi i gjykatës tregon që Yahoo ngurronte të lëshonte Bing-un në Hong Kong dhe Tajvan sepse dëshironte të shihte nëse pasardhësi i shefit ekzekutiv në detyrë Steve Ballmer është njëjtë i përkushtuar për marrëveshjen.

Yahoo kishte planifikuar që të fillonte të përdorte Bing në këto dy shtete këtë muaj, por tregoi për ndërmarrjen Microsoft më 20 shtator që dëshironte të bënte shtyrje deri në fillim të vitit 2014. Gjykatësi Patterson mbështeti një vendim të mëhershëm nga një arbitër që “prishja e marrëveshjes” kishte shkaktuar dëmtime të pandreqshme për Microsoft-in.’”

Vendimi i të hënës nga gjykata është indikatori më i fundit që tregon se sa e palumtur është ndërmarrja Yahoo me Aleancën e Kërkimit.

Në shkurt të vitit 2013, Mayer tha gjatë një konference që marrëveshje ishte duke pasur një nivel të ulët të funksionimit dhe nuk kishte shkaktuar rritje të pranisë në treg ose rritje të përfitimeve siç ishte pritur. Sipas comScore, Google ende posedon dy të tretat e tregut të kërkimit që i kishte në vitin 2010, në krahasim me 16.3% të Microsoft-it dhe 12.2 për qind të Yahoo-së. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

yahoo bing

Lajmet e fundit>