Biznes

Yahoo lidhet me Twitter

Publikuar , 24 Shkurt 2010
0
Yahoo lidhet me Twitter

Yahoo dhe Twitter kanë paraqitur një marrëveshje të re globale që si rezultat ka lidhjen e Yahoo-së në shtëpinë e nxehtë të Twitter – duke ofruar kështu furnizim në kohë reale për secilin tweet publik të krijuar nga përdoruesit e Twitter anembanë botës, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë e 365 ditë në vit.

Yahoo ka plane për të integruar gjithashtu përmbajtjen dhe “eksperiencën sociale” të Twitter në kohë reale përgjatë pronave të saja nëpër ueb, duke ekspozuar në këtë mënyrë Twitter dhe tweets të saja, para më shumë se 600 milion njerëzve anembanë botës që bëjnë faqet dhe shërbimet e Yahoo-së, pjesë të jetës së tyre online.

“Më lejoni të tentojë që të kap madhështinë e këtij integrimi në 140 apo më pak karaktere: Ne jemi duke bërë një kthim kyç në universin social online. Dhe përmes Yahoo ju do të kuptoni eksperiencat më relevante” tha në një deklaratë Zëvendës Presidenti i lartë i grupit për produkte të konsumatorëve pranë Yahoo, Bryan Lamkin. “Ne gjithashtu po thjeshtojmë jetën e njerëzve duke sjellë ambientet e tyre sociale – dhe botën – më afër për qasje më të shpejtë”

Integrimi mes Yahoo e Twitter nënkupton se përdoruesit e Twitter do të jenë në gjendje të lidhen me furnizimet e tyre personale në Twitter përmes faqeve të shumta online të Yahoo-së (kjo nuk do të përfshijë vetëm faqen kryesore të Yahoo-së dhe Yahoo Mail, por edhe shërbimet si Yahoo Sports dhe ndoshta edhe Yahoo News).

Në fund faqet e interesit të përgjithshëm si Yahoo Search, Yahoo News dhe faqet e argëtimit, financave dhe sporteve do të prezantojnë përditësime publike në kohë reale të Twitter, në një mori temash të ndryshme.

LEXO EDHE:  Microsoft finalizon blerjen e GitHub

Marrëveshja siç duket ka për qëllim që të vendos përmbajtjen dhe shërbimet e Yahoo-së më shumë në qendër të jetëve të përdoruesve të uebit social. Yahoo gjithashtu do të jetë në gjendje të shikoj më afër jetën online të njerëzve që kyçen edhe në Yahoo edhe në Twitter … e këto lloj informatash paraqesin një minierë ari për reklamues.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Lajmet e fundit>