Biznes

Yahoo! "tradhëton" Microsoft-in, bashkon forcat me Google

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
Yahoo! "tradhëton" Microsoft-in, bashkon forcat me Google

Lëvizja, që është bërë e ditur përmes një deklarate së bashku me paraqitjen e të hyrave të çerekut të parë fitimprurës të Yahoo! Japan, ka befasuar shumë në botën teknologjike, pasi që Yahoo! ka pasur veçse të gatshme një marrëveshje partneriteti kërkues të miratuar nga autoritetet Amerikane dhe Evropiane.

Megjithatë Yahoo! Japan nuk është nën kontrollën e Yahoo! Inc, pasi që kjo e fundi ka vetëm 35 për qind të aksioneve në të. Ofruesi Japonez i celularëve dhe shërbimeve të internetit Softbank Corp është në pronësi të shumicës së aksioneve në kompani, me rreth 40 për qind të tyre.

Yahoo! Japan është shërbimi kërkues më i popullarizuar në Kinë dhe ka mbi 50 për qind të të gjithë aktivitetit kërkues. Google renditet në vendin e dytë me vetëm 40 për qind dhe Bing i Microsoft renditet në vendin e tretë me tre për qind të tregut. (sipas rezultateve të Nielsen Online NetView nga tetori i vitit 2008).

Marrëveshja kërkuese e Yahoo dhe Microsoft, vendos Bing si fuqi kërkuese prapa motorit kërkues të Yahoo-së, dhe në kthim Yahoo! do të jetë përgjegjëse për shitjen e reklamave përeth tentimeve të përbashkëta kërkuese. Për sa i përket përdoruesit ai nuk do të vërej ndonjë dallim pasi që të dy kompanitë do të vazhdojnë me prezencën e tyre në internet.

Marrëveshja kërkuese-reklamuese ishte bërë e ditur për herë të parë në korrik të vitit 2009, me ç’rast të dy kompanitë është dashur të presin dritën e gjelbër nga të dy rregullatorët për të bërë lëvzijet e mëtutjeshme për implementim.

Komisioni Evropian tha se për shkak se Microsoft dhe Yaoo momentalisht kanë më pak se 10 për qind të tregut në Evropë, kurse Google ka 90 për qind të tregut, atëherë marrëveshja do të pritet që të rris konkurrencën në kërkim dhe reklama kërkuese duke ndërtuar një fuqi më të madhe rivale ndaj dominimit të Google.

LEXO EDHE:  Ristrukturohet PepsiCo, kompania drejt automatizimit të proceseve

Kompanitë janë duke synuar që të fuzionojnë teknologjitë kërkuese në fund të vitit 2010 dhe shpresojnë të njihen për marrëveshjet reklamuese gjithashtu në atë kohë – megjithëse ata thonë se kjo mund të zgjas deri në vitin  2011.

Marrëveshja do t’i sjellë Microsoft-it 12 për qind të të hyrave të gjeneruara nga motori kërkues i ueb faqes së Yahoo!-së për pesë vitet e para dhe 88 për qind të mbetur do t’i takojnë Yahoo!-së gjatë kësaj periudhe.

Lajmet e fundit>