Blog

Ylli i YouTube merr atë që meriton pasi u tall me një të pastrehë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
“Mbase mund të kem shkuar larg me këtë veprim por shikoni anën pozitive sepse e ka ndihmuar të lajë dhëmbët,” mësohet të ketë thënë Ren. Ylli i YouTube merr atë që meriton pasi u tall me një të pastrehë

Ylli i YouTube Kanghua Ren u dënua me 15 muaj burg dhe 20,000 euro gjobë për një video të postuar në Janar të 2017-ës.

Videoja, e cila gjeneroi reagime të shumta online, tregonte Ren duke i dhënë një njeriu të pastrehë biskota Oreo të mbushura me pastë dhëmbësh.

“Mbase mund të kem shkuar larg me këtë veprim por shikoni anën pozitive sepse e ka ndihmuar të lajë dhëmbët,” mësohet të ketë thënë Ren.

“Mendoj se nuk i ka larë dhëmbët që kur ka ngelur i varfër.”

52-vjeçari i pastrehë volli biskotat menjëherë pasi i kishte ngrënë dhe kishte thënë për një gazetë se kurrë në jetën e tij nuk ishte trajtuar aq keq. Dënimi i Ren u dha ditën e Premte.

Gjithashtu të gjitha kanalet e tij në median sociale si dhe kanali në YouTube janë mbyllur për pesë vite. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia kineze 5G përballë sigurisë kombëtare amerikane

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>