Lajmet

YouTube bllokohet përsëri në Turqi

Publikuar , 05 Prill 2014
0
YouTube bllokohet përsëri në Turqi

Turkey-YoutubeSipas raporteve lokale, e njëjta gjykatë turke që vendosi ta largojë bllokadën ndaj YouTube gjatë mëngjesit të ditës së premte ka ndërruar vendimin disa orë pas një peticioni për tërheqje. Zyra e Prokurorit Publik në Ankara Gölbaşı e pranoi vendimin dhe Gjykata e Paqes e pranoi kërkesën të premten gjatë pasdites. Sipas një cicërime nga CCN Turk, gjykata urdhëroi që bllokimi të vazhdojë derisa të mos largohen nga YouTube 15 video që thuhet se shkelin ligjet turke.

Pas vendimit të parë, disa përdorues raportuan që ishin në gjendje që sërish t’i qasen faqes YouTube, por bllokimi mund të vazhdojë të mbes. Qeveria turke më 27 mars bllokoi YouTube-in, pasi në të ishte publikuar një incizim që supozohej që ishte nga një takim i fshehtë qeveritar ku diskutoheshin opsionet ushtarake kundër Sirisë.

Twitter, që ishte bllokuar më 20 mars, tani është i qasshëm në Turqi, pasi gjatë të mërkurës Gjykata Kushtetuese i kërkoi qeverisë që ta largojë bllokadën. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoğan, e kritikoi vendimin për Twitter-in, gjatë të premtes. “Unë nuk kam respekt për të. Unë nuk e respektoj atë,” tha ai, duke shtuar që, sido që të jetë, ai duhet t’i bindet vendimit.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, në anën tjetër, në fillim e përkrahu vendimin, por më vonë ndryshoi mendje dhe iu bashkua Erdoğan-it duke e kundërshtuar atë. “Kjo është shumë gabim. Gjykata Kushtetuese nuk ka autoritet të tillë. Kjo është e papranueshme,” citohet të ketë thënë ai, nga Today’s Zaman. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një teknologji e re ekrani do të dyfishojë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>