Ja se si

YouTube Downloader, ndërfaqe të bukur dhe veçori të avancuara

Publikuar , 13 Maj 2010
0
YouTube Downloader, ndërfaqe të bukur dhe veçori të avancuara

Ajo çfarë e bënë YouTube Downloader të veçantë është se është pa pagesë, me kod të hapur, funksionon në të gjitha platformat dhe është me bazë në CLI. Nëse nuk e dini çfarë është CLI, atëherë nuk keni nevojë që ta mësoni. Megjithatë, kjo do të thotë se ju mund të shkarkoni video përmes linjës komanduese (shikoni një tutorial CLI tek tinyapps.org).

Pasi që YouTube Downloader është i shkruar në Python, ai kërkon një interpretues Python për të funksionar. Për fat, një përdorues që ka emrin nishad ka krijuar një version të veçantë për Windows dhe madje ka shtuar një GUI të bukur (që po shihmi në imazh) për përdoruesit që nuk janë të kënaqur me përdorimin e një ndërfaqeje CLI (apo nuk kanë nevojë për të).

Ne e testuam për një video të vetme, dhe softueri punoi për mrekulli. Në momentin që vendosni të gjitha opsionet dhe klikoni mbi butonin për shkarkim, një dritare paraqitet dhe skripta fillon të ekzekutohet. GUI ishte shumë e qartë në lidhje me këtë: “ju lutemi mos mbyllni dritare komanduese kur ato hapen” dhe ajo kërkoi që të preket një buton që sinjalizon se po kuptoni se çfarë po kërkohet.

Pjesa interesante këtu padyshim mbetet versioni CLI. Kjo mund të ketë aplikime shumë interesante në skripta. Nëse e përdorni apo do ta përdorni për të krijuar diçka, që ia vlen të përmendet mos hezitoni ta na shkruani në komente.

LEXO EDHE:  Ja sesi të kaloni në fazën e katërt të Fortnite Prisoner

Lajmet e fundit>