Softuer

YouTube e Lenovo bashkohen për të transmetuar eksperimente shkencore

Publikuar , 10 Tetor 2011
0
YouTube e Lenovo bashkohen për të transmetuar eksperimente shkencore

Nën mbështetjen e NASA, Agjencionit Evropian për Gjithësi (ESA) dhe Agjencionit Japonez për Hulumtim të Gjithësisë, iniciativa e quajtur YouTube Space Lab, fton nxënësit të dizajnojnë eksperiment shkencor që mund të performohet në gjithësi. 

Dy eksperimente do të zgjidhen nga një panel i gjyqtarëve duke përfshirë Stephen Hawking, astronautin e ESA Frank De Winne dhe themeluesin e Cirque du Soleil, Guy Laliberte. Eksperimentet jo vetëm që do të performohen në gjithësi, por do të transmetohen në kohë reale në YouTube. 

Studentët që dëshirojnë të futen në aksion mund të dërgojnë një video 2 minutëshe të plasuar në YouTube, duke përshkruar eksperimentin dhe në mars të vitit 2012, gjashtë finalist do të shkojnë në Washington DC për të marr pjesë në fluturimin ZERO-G, që simulon përvojën e të qeni në gjithësi. Dy fitues do të zgjidhen prej grup moshave 14-16 vjeç dhe 17 – 18 vjeç, ndërsa eksperimentet e tyre do të bëhen 250 mile mbi sipërfaqen e Tokës.

Çmimet për fituesit mund të zgjidhen mes një udhëtimi në Japoni ku ata mund të shohin gjersa eksperimenti i tyre shkon në gjithësi apo një trajnim për astronaut në Star City në Rusi, ku trajnohen astronautët Rus. 

Space Lab është pjesë e tentimeve të YouTube për të zhvilluar sektorin e edukimit, dhe është pjesë e disa projekteve si EDU dhe YouTube Teachers. Përfshirja e Lenovo ndërlidhet me Inciativën e saj Hulumtuese Edukuese, dhe për fund pjesëmarrësit do të fitojnë edhe nga një laptop IdeaPad. 

Kjo është iniciativë e llojit të parë dhe është një tentim për të shfrytëzuar teknologjitë ekzistuese në një nivel ndërkombëtar, për të kontribuar në edukimin e studentëve të shkollave të mesme përgjatë gjithë botës. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Telegram mund të tërheqin çdo mesazh të dërguar e madje biseda të plota

Lajmet e fundit>