Lajmet

YouTube është përdorur nga një komunitet i fshehtë pedofilie

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Shkurt 2019
0
YouTube është përdorur nga një komunitet i fshehtë pedofilie

Zhvilluesit e Fortnite, Disney dhe kompanive të tjera madhore kanë tërhequr reklamat e tyre nga YouTube pas videove horror të abuzimit me fëmijë.

Lajmi vjen në një kohë kur u shfaqen disa video në platformën shumë popullore të videove të cilat ishin përcjellë si pjesë e algoritmit të rekomandimeve të YouTube.

Rrjeti i videove përdorej nga ata që ishin të interesuar për të parë video të fëmijëve të moshave të reja duke kërcyer apo marrë pjesë në aktivitete gjimnastike. Disa përdorues komentonin në këto video duke i lidhur postimet së bashku.

Kështu algoritmet e sajtit inkurajoheshin për të sugjeruar më shumë video dhe përcjellë tek të tjetër pa qenë nevoja që përdoruesit ta bënin vetë.

Blogeri që zbuloi fenomenin e përshkruante si “rreth pedofilë” të cilët operonin në mënyrë efektive duke përdorur metoda të fshehura.

Ai publikoi një video e cila është parë mëse 2 milion herë ku përshkruante sesi seksioni i komenteve të YouTube dhe videove të rekomanduara mund të përcillnin video tek të tjerët përmes algoritmeve.

Disa prej atyre videove kanë marrë një numër të lartë shikuesish duke vënë në rrezik fëmijët.

Menjëherë pas këtij lajmi, shumë kompani të mëdha në mbarë botën ndaluan reklamimin në YouTube raportonte Bloomberg.

YouTube i quajti përmbajtjet të neveritshme dhe tha se politikat e platformës mund të ndalojnë këto lloj abuzimesh. Kompania tha se kishte fshirë komentet problematike dhe kanalet e lidhura me to.

Në 2017-ën disa kompani tërhoqën reklamat nga YouTube sepse videot ku tregoheshin përmbanin përmbajtje ekstremiste dhe të dhunshme. Megjithatë kompanitë në fjalë vendosën ti rikthenin më pas.

Si filloi skandali?

Vetë videot janë të pafajshme dhe të shpërndara nga prindërit e fëmijëve. Ato tregojnë fëmijë që merren me gjimnastikë apo që këndojnë përpara pasqyrës.

LEXO EDHE:  5 kanale në YouTube ku mund të mësoni aftësi të reja

Por komentet e postuara poshtë tyre nuk janë aspak të pafajshme siç tregonte Matt Watson në një video që nxori skandalin në dritë.

Komentet përbanin sugjerime që mund ti tregonin fëmijë në pozicione të sikletshme. Në disa raste përmbanin referenca tek përmbajtje të pornografisë së fëmijëve.

Por nuk përfundonte kët sepse ato postonin linke në seksionin e komenteve të këtyre videove. Algoritmet e YouTube kështu lidhnin videot me linket e videove që postuara në komente duke i shfaqur tek rekomandimet.

Watson shprehej se videot e ndërlidhura mund të gjeheshin me më pak se pesë klikime për shkak të algoritmit të rekomandimeve.

YouTube veproi duke mbyllur 400 kanale dhe çaktivizuar komentet për shumë prej tyre. Në vetvete komentet nuk thyenin rregullat për së bashku përfaqësonin një operacion madhor për ti ndihmuar të tjerët e interesuar për të gjetur video me fëmijë të përfshirë. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>