Biznes

YouTube fshin gabimisht kanalet dedikuar kriptomonedhave

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Dhjetor 2019
0
Platforma e videove në pronësi të Google kërkoi falje për gabimin. Krijuesit e videove shpërndanë pakënaqësitë e tyre në rrjetin social Twitter se YouTube kishte injoruar ankesat. YouTube fshin gabimisht kanalet dedikuar kriptomonedhave

YouTube ka rikthyer qindra kanale që kishin të bënin me kriptomonedhat pasi pranoi se i kishte fshirë gabimisht.

Shumë YouTuber morën njoftimet se videot e tyre shkelnin politikat e përdorimit të platformës në fillim të javës. Lëvizja u duk se kishte vënë në shënjestër kanalet e vogla dhe publikuesit e fokusuar në Bitcoin dhe përmbajtje rreth kriptomonedhave.

Platforma e videove në pronësi të Google kërkoi falje për gabimin. Krijuesit e videove shpërndanë pakënaqësitë e tyre në rrjetin social Twitter se YouTube kishte injoruar ankesat.

Në Twitter, Alex Saunders, themelues i Nugget’s News, u tha ndjekësve se incidenti ishte i frikshëm dhe YouTube nuk kishte dhënë asnjë komunikim me përdoruesit.

Ai shkruante se mbi 100 video janë fshirë në 24 orë pa marrë asnjë e-mail nga YouTube.

Platforma tha se kishte vepruar gabimisht dhe çdo gjë e fshirë është rikthyer. Gjithashtu konfirmoi se nuk ka asnjë ndryshim në politikat e përdorimit të platformës dhe nuk do të aplikohet asnjë penalitet për asnjë kanal të prekur nga incidenti.

YouTube gjithashtu ka premtuar tu japë njerëzve një mënyrë më të thjeshtë për të menaxhuar paditë rreth të drejtave të autorit që vinë nga përmbajtjet e publikuara prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin nuk ndalet, ngjitet në 8,000 dollarë