Lajmet

YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë sepse ka grumbulluar të dhëna personale rreth fëmijëve.

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Gjoba ndaj YouTube është e dyta në dy muaj që FTC vendos ndaj një kompanie teknologjike. Në Korrik komisioni gjobiti me 5 miliardë dollarë Facebook për skandalet e privatësisë. YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë sepse ka grumbulluar të dhëna personale rreth fëmijëve.

Google do të paguajë 170 milionë dollarë sepse shërbimi i videove YouTube ka shkelur ligjin federal Amerikan duke grumbulluar të dhëna personale rreth fëmijëve tha Komisioni Federal Tregtar Amerikan (FTC).

YouTube akuzohet për gjurmimin e shikuesve të kanaleve për fëmijët duke përdorur cookie pa dijeninë e prindërve. Më pas këtë informacion e ka përdorur për të dërguar reklama tek ata shikues.

Kjo është gjoba më e lartë vendosur ndaj një kompanie që kur ligji për mbrojtjen e fëmijëve nën 13 vjeç hyri në fuqi në 1998. Por në të njëjtën anë është e papërfillshme për një kompani e cila ka të ardhura 38.9 miliardë dollarë vetëm përgjatë një tre mujori siç ishte i kaluari.

Kompania gjithashtu detyrohet të krijojë një sistem për identifikimin e përmbajtjeve për fëmijët dhe të njoftojë pronarët e kanaleve rreth obligimeve të tyre për të marrë aprovimin e prindërve përpara se të grumbullojnë informacion rreth fëmijëve.

Gjoba ndaj YouTube është e dyta në dy muaj që FTC vendos ndaj një kompanie teknologjike. Në Korrik komisioni gjobiti me 5 miliardë dollarë Facebook për skandalet e privatësisë.

170 milionë dollarët gjobë vënë ndaj Google janë vetëm 1% e të ardhurave të kompanisë përgjatë tre muajve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook merret në pyetje nga rregullatorë të 26 bankave qendrore në lidhje me Libran

Lajmet e fundit>