Lajmet

YouTube Go së shpejti nuk do të jetë më i disponueshëm

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Maj 2022
Aktualisht kompania po punon për të ofruar kontrolle me të cilat përdoruesit mund të ulin konsumi e paketave të internetit. YouTube Go së shpejti nuk do të jetë më i disponueshëm

YouTube Go nuk do të ekzistojë më duke filluar nga Gushti i këtij viti. Ekipi i YouTube lajmëroi se do të tërhiqte aplikacionin alternativ të versionit të plotë sepse është bërë i padobishëm përgjatë viteve.

YouTube zhvilloi aplikacionet Go si opsion për përdoruesit ku aksesi në internet është ose i kufizuar ose i ngadaltë. YouTube Go u lançua për herë të parë në 2016-ën ndërsa YouTube vazhdimisht ka përmirësuar aplikacionin parësor në aspektin e performancës.

Janë pikërisht këto përmirësime të cilat kanë bërë që aplikacioni kryesor të funksionojë me efikasitet më të lartë edhe për përdoruesit në rrjete të ngadalta.

Aktualisht kompania po punon për të ofruar kontrolle me të cilat përdoruesit mund të ulin konsumi e paketave të internetit.

Tashmë përdoruesit e YouTube Go po rekomandohen të kalojnë në aplikacionin kryesorë të YouTube i cili ndryshe nga versioni i limituar i lejon ata të komentojnë, postojnë, krijojnë përmbajtje apo të përdorin funksione të avancuara si ndërfaqja e errët.

Në fillim YouTube Go u ofrua për vende si India dhe Indonezia ndërsa më pas u shtri në 130 shtete në 2018-ën. Largimi i YouTube Go ngriti dyshime lidhur me fatin e Android Go, sistemit operativ zhvilluar si alternativë e versionit të plotë për smartfonëve me resurse të kufizuara hardueri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google gjobitet me 500 milionë euro në Francë