Siguri

YouTube ka gjasa të jetë sulmuar nga hakerët

Publikuar , 04 Korrik 2010
0
YouTube ka gjasa të jetë sulmuar nga hakerët

Mijëra njerëz në faqe si Twitter dhe Facebook, kanë raportuar se videot dhe faqet e Justin Bieber në YouTube, kanë qenë cak i sulmit.

Spekulimet rreth mënyrës sesi përdoruesit e YouTube janë prekur nga sulmi (nëse janë prekur), fillojnë prej ridrejtimit tek faqe të jashtme me përmbajtje për të rritur, për t’i infektuar më pas kompjuterët e tyre me Malware e kështu me radhë.

Në një tjetër grup të postimeve nëpër rrjete sociale, njerëzit janë duke paralajmëruar se iTunes App Store i Apple është komprometuar nga një zhvillues mashtrues dhe se blerjet mund të jenë bërë pa lejen e viktimës, për të shfrytëzuar kredit kartelat e tyre.

Një rekomandim i zakonshëm për kësij lloj postimesh në lidhje me këto dy tema është se vizitorët e YouTube duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm, në veçanti nëse shikojnë përmbajtje të ndërlidhur me Bieber, kurse ata që kanë llogari në App Store të kontrollojnë llogarinë e tyre për aktivitete të pazakonta.

As Apple e as Google nuk u janë përgjegjur kërkesave për koment, të bëra nga IDG News Service.

LEXO EDHE:  Koreja e Veriut ka vjedhur 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

Lajmet e fundit>