Në muajt e fundit Youtube aplikoi një sërë ndryshimesh në platformën e videove duke e bërë më të lehtë shikimin e videove vertikale.
Tashmë kompania do tu ofrojë një hapësirë të re markave për tu eksploruar duke i lejuar të publikojnë reklama vertikale.
Nëse Youtube mëson që videoja po shikohet nga një platformë mobile, reklama do të zgjerohet aq sa janë dimensionet e videos.
Reklamat vertikale do të jenë më të mëdha se ato horizontale dhe do të zënë 75% të ekranit.
Reklamat e reja vinë nisur nga shikueshmëria e lartë nga platforma mobile. 70% e kohës së shpenzuar duke parë video në Youtube vjen nga po këta platforma.
Reklama të tilla ofrojnë edhe Instagram dhe Snapchat pikërisht nga ky fakt. /PCWorld Albanian