Lajmet

YouTube mund të heqë reklamat nga videot tuaja bazuar në komentet që lënë shikuesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Shkurt 2019
0
Nëse keni lexuar ndonjëherë ndonjë hapësirë komentesh në YouTube mund të kuptoni menjëherë se sa problem i madh mund të bëhet ky për krijuesit. YouTube mund të heqë reklamat nga videot tuaja bazuar në komentet që lënë shikuesit

Në përgjigje të ankesës së një mamaje pse videoja e djalit të saj që merrej me gjimnastikë nuk ishte e vlefshme për të vendosur reklama, YouTube dha arsyen në rrjetin social Twitter.

Kompania ka marrë disa masa për të mbrojtur komunitetin e YouTube dhe minoren nga përmbajtjet e dhunshme.

Uebsajti i shpërndarjes së videove tha diçka me të vërtetë shqetësuese për çdo njeri që ka ngarkuar një video në sajt. Edhe sikur videoja juaj të marrë dritën jeshile për reklama, komentet që njerëzit postojnë mund të bëjnë që ti hiqen reklamat.

Esencialisht Google po thotë që kushdo që lë komente intimiduese apo përdor gjuhë të papërshtatshme në një video, kësaj të fundit mund ti hiqen reklamat dhe krijuesit nuk do të gjenerojë më të ardhura prej saj.

Nëse keni lexuar ndonjëherë ndonjë hapësirë komentesh në YouTube mund të kuptoni menjëherë se sa problem i madh mund të bëhet ky për krijuesit.

Sipas udhëzimeve të reja të YouTube, videot tona me shumë gjasa nuk do të pranohen për reklama pikërisht për komentet që lënë njerëzit.

Që videove të mos u hiqen reklamat ajo nuk duhet të ketë komente rreth ngjarjeve dhe problematikave sensitive, drogërave, akteve të dhunshme dhe të rrezikshme, gjuhës së urrejtjes, gjuhës së papërshtatshme, përmbajtjeve seksuale apo komente të dhunshme.

Këshilla më e mirë për të shpëtuar të ardhurat është duke çaktivizuar komentet por kjo mund të reduktojë ndjeshëm ndërveprimin mes YouTube-rit dhe shikuesit. Çfarë do të ndodhë askush nuk e di, por të gjithë do të detyrohen të kufizojnë komentet në mënyrë të ndjeshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me YouTube Premium përdoruesit mund të shkarkojnë videot

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>