Lajmet

YouTube mundëson transmetim online për përdoruesit që kanë mbi 100 abonentë

Publikuar , 04 Gusht 2013
0
YouTube mundëson transmetim online për përdoruesit që kanë mbi 100 abonentë

YouTube është duke i hapur dyert për shërbimin e vet të transmetimit të drejtpërdrejtë për çdokënd që ka 100 ose më tepër abonentë, duke iu mundësuar në këtë mënyrë njerëzve të shumtë, të pavarur që të jenë në thundrën e njëjtë sikur prodhuesit më të mëdhenj të videove.

Lajmërimi vjen pas më pak se tre muajsh kur Youtube uli shiritin në transmetimin e drejtpërdrejtë në me 1,000 ose më tepër abonentë.

Ndërmarrja thotë që qasja në veçori është bërë gradualisht, kështu që nëse nuk e shihni butonin “Enable” për YouTube Live në faqen e llogarisë suaj, atëherë duhet të shikoni sërish.

Në lajmërimet e tjera të YouTube, krijuesit e vegjël të videove janë po ashtu duke marrë mundësinë për të shtuar imazhe të posaçme si thumbnail (fotografia të cilën e ka një video si imazh përfaqësues) për video, të lidhen me dyqanet online ose faqet e tjera nëpërmjet pjesëve të caktuara të quajtura annotations në videot e tyre dhe të vendosin shikuesit brenda listave të tyre me video – të gjitha veçoritë që më parë ishin të kufizuara për përdoruesit e zakonshëm.

Sa i përket transmetimit të drejtpërdrejtë, do të marrë pak kohë derisa të lëshohet, por nëse jeni kureshtarë për të kuptuar se si të filloni të përdorni këto risi , YouTube ka bërë një dokumentim shtesë në faqen e vet Creator Playbook. (PCWorld Albanian)

YouTube

LEXO EDHE:  Xiaomi ka shitur katër milionë Redmi Note 7

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>