Lajmet

YouTube ndryshime të reja në sistemin e mbrojtjes dhe deklarimit të të drejtave të autorit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Korrik 2019
0
Për të parandaluar individë të ndryshëm të abuzojnë me sistemin YouTube thotë se do të revokojë aksesin në manualin e deklarimit të të drejtave nëse dështojnë të ofrojnë prova të qarta të shkeljes. YouTube ndryshime të reja në sistemin e mbrojtjes dhe deklarimit të të drejtave të autorit

Kompanitë të cilat kanë hyrë në biznesin e hostimit të videove krijuar nga publike duhet të kenë në funksion një sistem për mbrojtjen dhe deklarimin e të drejtave të autorit.

Ndërsa YouTube është shumë larg të qënurit perfekt, është përdorur shumë herë për të abuzuar dhe manipuluar krijuesit.

Kompania zbuloi ndryshime tek ky sistem që duhet ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e deklarimit të të drejtave të autorit.

Njerëzit të cilët raportojnë shkelje të të drejtave të autorit së pari duhet të ofrojnë video për pjesën ekzakte të videos që po raportojnë.

Për të parandaluar individë të ndryshëm të abuzojnë me sistemin YouTube thotë se do të revokojë aksesin në manualin e deklarimit të të drejtave nëse dështojnë të ofrojnë prova të qarta të shkeljes.

YouTube do të skanojë ngarkimet e videove përballë një databaze të madhe në mënyrë që teknologjia e saj të identifikojë kopjen e saktë të audios dhe videos.

Nga ana tjetër videot e individit të raportuar do të njoftohet për shkeljet në pjesë të ndryshme të saj në mënyrë që të dijë se çfarë pjese duhet të editojë. Nëse kanë vendosur të editojnë videon në vend që të kundërshtojnë padinë, këta individë mund të përdorin mjetet e editimit të YouTube për të adresuar shqetësimin.

YouTube thotë se do të vijojë përmirësimin e mjeteve të editimit duke u dhënë krijuesve një mënyrë sesi të editojnë pjesët për të cilat kanë shkelur të drejtat e autorit të dikujt tjetër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi i cili vodhi 2.4 milionë dollarë në kriptomonedha përmes kartave SIM

Lajmet e fundit>