Softuer

YouTube përditëson faqen mobile dhe paraqet Leanback

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
YouTube përditëson faqen mobile dhe paraqet Leanback

“Sot, më shumë se kurrë, ne e dimë që ju doni të jetë në gjendje të gjeni dhe të qaseni në videot tuaja të preferuara kudo që jeni. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke paraqitur një version të përditësuar të faqes mobile. Është vërtetë e shpejtë. Ndërfaqja e përdoruesit përfshin elemente më të mëdha dhe që punojnë më mirë me prekje, duke e bërë më të lehtë qasjen tuaj në video”, shkroi në blogun e kompanisë, Andrey Doronichev menaxher i produkteve
 
“Ajo përfshin karakteristikat dhe funksionalitetin që prisni nga faqja .com, siç janë sugjerime për kërkimet që bëni, mundësinë për të krijuar playlist, aftësinë për të shenjëzuar favoritet, për të pëlyqer apo mospëlqyer videot, e shumë çka tjetër”.

Faqe e re mobile shënon një ndryshim nga shtytja e YouTube për konsumatorët e saj që të përdorin aplikacione për të shikuar përmbajtjen e saj, dhe tani kjo thjeshtë inkurajon njerëzit që të përdorin faqen e saj mobile. Tani gjithashtu ofrohet dhe përkrahje shumë më e mirë për HTML5 për një eksperiencë më të mirë përgjatë sistemve operative, gjithashtu edhe funksionalitet më të mirë në iPhone 4, etj

Përveç kësaj, YouTube i ka paraprirë edhe Google TV, duke paraqitur youtube.com/leanback. Shërbimi në fjalë i vendos në një vend kanalet e abonuara të përdoruesist për të ofruar eksperiencë në ekran të plotë dhe para-ngarkim. Në të ardhmen, faqja gjithashtu do të jetë në gjendje të ofrojë edhe më shumë rekomandime për të prodhuar më shumë mundësi për të zgjedhur. Projekti është ende në fazën beta.

LEXO EDHE:  FaceTime është shndërruar në makth për Apple

Lajmet e fundit>