Lajmet

YouTube përditëson versionin për Android

Publikuar , 06 Dhjetor 2014
0
YouTube përditëson versionin për Android

tttssdMë në fund ka ardhur përditësimi i aplikacionit YouTube për sistemin operativ Android me një ndërfaqe Material Design posaçërisht për ato pajisje të cilat operojnë me Lollipop.

I gjithë aplikacioni është rizdizenjuar, nga ekrani “What to Watch” në kanale dhe faqe me video individuale.

Përveç dizajnit të ri, aplikacioni i përditësuar përfshin gjithashtu edhe shumë opsione të reja në filtrin për kërkime , duke i lejuar kështu përdoruesit të gjejnë videot të cilat përmbushin kritere të caktuara specifike të zgjedhura nga përdoruesi.

Për shembull,ju mund të dëshironi të shikoni vetëm ato video të cilat ofrohen në HD dhe rezultatet do të jenë pikërisht këto. Gjithashtu ju mundeni edhe të kërkoni për evente live.

Ky version i ri ende nuk ka dalë në Google Play Store, por nëse është një përditësim që ju intereson mund ta shkarkoni atë direkt nga paketa e aplikacioneve Android (APK). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  50 vite më parë u dërgua mesazhi i parë në internet

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>