Blog

YouTube pësoi ndërprerje të pazakontë

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Nëntor 2020
Gjithsesi kompania reagoi me shpejtësi duke adresuar problemin dhe shërbimi është rikthyer në mbarë botën por pa një shpjegim se çfarë shkoi keq. YouTube pësoi ndërprerje të pazakontë

Është një ngjarje e rrallë të shikosh YouTube që ka probleme. Ndërsa ishte i aksesueshëm gjatë natës me orën tonë lokale, përdoruesit e YouTube në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në SHBA, nuk mund të luanin videot.

Krahas vetë YouTube, u prekën edhe YouTube Premium dhe YouTube Music. Zakonisht shërbimi video i Google është shumë i qëndrueshëm por është hera e dytë që brenda vitit përballet me probleme të tilla.

Gjithsesi kompania reagoi me shpejtësi duke adresuar problemin dhe shërbimi është rikthyer në mbarë botën por pa një shpjegim se çfarë shkoi keq.

Kohët e fundit Google është përballur me ndërprerje të shërbimeve krahas YouTube. G Suite, tashmë Google Workspace, në muajin Gusht nuk mund të aksesohej për disa orë dhe këtu përfshiheshin Gmail, Drive, Docs, Sheets dhe Slides. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e dytë e Galaxy Fold ka një mekanizëm vetëpastrimi