Biznes

YouTube po blen një pjesë të aksioneve të platformës Vevo

Publikuar , 19 Janar 2013
0
YouTube po blen një pjesë të aksioneve të platformës Vevo

YoutubeGjiganti i videove online YouTube po blen një pjesë të aksioneve të platformës Vevo, raportojnë mediat e specializuara të industrisë së komunikimit.

Përgjithësisht, ato argumentojnë se kjo është një lëvizje e zgjuar e YouTube-it, duke qenë se platforma e Vevo-s do ta ndihmojë gjigantin e videos online për të mbajtur një audiencë prej gjysmë miliardë shikuesish në muaj.

Vevo është pa diskutim publikuesi më i madh i materialeve video në YouTube.

Të dhënat e fundit të ComScore tregojnë se Vevo ka arritur 565 milionë shikues të videove dhe më tepër se 50 milionë shikues unikë të këtij portali vetëm përgjatë muajit dhjetor të vitit 2012.

Ka shumë pak botues të tjerë në YouTube që mund të arrijnë këto të dhëna shikueshmërie, dhe askush prej tyre nuk mund të sigurojë një nivel të tillë përfshirjeje nga kaq shumë njerëz. (PCWorld Albanian)

Comscore youtube

LEXO EDHE:  Google zbulon tjetër problem sigurie në Google+

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>