Biznes

YouTube Premium po rritet në popullaritet por ende larg rivalëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2021
Ndërsa përdoruesit marrin YouTube Music së bashku me abonimin Premium, nuk do të thotë se po përdorin këtë paketë për të dëgjuar muzikë. YouTube Premium po rritet në popullaritet por ende larg rivalëve

Nuk u desh shumë kohë që YouTube të arrinte një tjetër objektiv madhor për shërbimet e muzikës. Brendi në pronësi të Google tha se ka 50 milionë përdorues YouTube Premium dhe Music, thuajse një vit pasi raportoi 20 milionë përdorues.

Sipas kompanisë është shërbimi i muzikës më rritjen më të shpejtë sidomos në vende si Brazili, India, Japonia, Rusia dhe Koreja e Jugut. Ende statistika është shumë larg asaj çfarë raporton Spotify me 165 milionë abonentë me pagesë si lider i industrisë.

Apple, një tjetër lojtar i fuqishëm, nuk ka raportuar shifra që prej Qershorit 2019 kur tha se kishte 60 milionë përdorues me pagesë. Ndërsa Amazon, herën e fundit në Janar të 2020-ës, raportoi 55 milionë përdorues me pagesë të shërbimeve të muzikës.

Në lidhje me shifrat e Google, nuk është e qartë sesa janë abonentë me pagesë së YouTube Music dhe sa të YouTube Premium. Ndërsa përdoruesit marrin YouTube Music së bashku me abonimin Premium, nuk do të thotë se po përdorin këtë paketë për të dëgjuar muzikë.

Mbase thjeshtë duan të heqin reklamat dhe të kenë mundësi të shkarkojnë videot me YouTube Premium. Megjithatë një gjë është e qartë, YouTube e pret një rrugë e gjatë përpara për të arritur Spotify dhe Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ish presidenti Amerikan dërgon në gjykatë Facebook, google dhe Twitter