Lajmet

YouTube prezanton aplikacionin e vet për PlayStation 3

Publikuar , 15 Gusht 2012
0
YouTube prezanton aplikacionin e vet për PlayStation 3

YouTube ka punuar fort gjatë viteve të fundit për ta bërë të aksesueshme përmbajtjen e vet në një numër të madh pajisjesh, duke përfshirë smartfonët dhe konsolat e lojërave.

Pajisja më e re që do të marrë të instaluar aplikacionin YouTube është PlayStation 3 i Sony.

Njoftimi është lajmëruar gjatë ditës së djeshme nga faqja e videove në një postim blogu.

Aplikacioni i ri mund të shkarkohet pa pagesë nga dyqani PlayStation 3, duke u dhënë përdoruesve një përvojë më të mirë për shfletimin dhe shikimin e videove në pajisje.

Në fakt, YouTube ishte i disponueshëm për PS3, por përdoruesit duhet ta aksesonin faqen përmes shfletuesit të uebit në vend që të shkonin drejtpërdrejt në një aplikacion.

Aplikacioni i ri do të shfrytëzojë opsionet e PS3 dhe do të ofrojë një ndërfaqe të përmirësuar të përdoruesit.

Midis përmirësimeve është edhe një ndërfaqje më e mirë kërkimi, e cila sugjeron rezultate video gjatë kohës kur shkruajnë përdoruesit.

Kjo u mundëson atyre të marrin më shpejt videot që dëshirojnë.

Përdoruesit që janë të regjistruar do të jenë në gjendje të shohin kanalet në të cilat janë abonuar. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Një kompani Kineze ka ndërtuar një smartfon pa porta

Lajmet e fundit>