Lajmet

YouTube refuzon kërkesën për të larguar videon anti-islamike

Publikuar , 15 Shtator 2012
0
YouTube refuzon kërkesën për të larguar videon anti-islamike

Ndërmarrja Google refuzoi kërkesën nga Shtëpia e Bardhë gjatë ditës së premte për të marrë sërish parasysh vendimin e vet për të mbajtur online një video në YouTube që ka nxitur protesta anti-amerikane në Lindjen e Mesme.

Ndërmarrja Google tha që ishte duke e bërë ndalimin e transmetimit të videos në Indi dhe Indonezi pas bllokimit të saj gjatë ditës së mërkurë për Egjiptin dhe Libinë, ku në këto vende ambasadat e Shteteve të Bashkuara janë sulmuar nga protestuesit të cilët ishin të mllefosur për paraqitjen e Profetit Muhamed si mashtrues dhe feminist.

Gjatë ditës së martë, ambasadori amerikan në Libi dhe tre amerikanë të tjerë ishin vrarë në një rrethim me zjarr të bërë në ambasadën e SHBA-së në Bengazi.

Goole tha se ishte duke e kufizuar videon më tej për t’u përputhur me ligjin lokal dhe jo si reagim ndaj presionit politik.

“Ne kemi kufizuar qasjen në shtetet ku është e jashtëligjshme si Indi dhe Indonezi, e po ashtu në Libi dhe Egjipt, duke parë gjendjet mjaft të ndjeshme në këto dy shtete,” tha ndërmarrja. “Kjo qasje është tërësisht në përputhje me principet që i kemi paraqitur në 2007-ën.”

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kërkuan gjatë ditës së premte ndërmarrjes Google që të marrë sërish parasysh videon që ka shkelur rregullat e shërbimit të YouTube. Udhëzimet mund të shihen duke klikuar këtu.

Google tha gjatë ditës së mërkurë që videoja nuk thyente rregullat e faqes YouTube.

Autoritetet amerikane thanë gjatë ditës së premte se ishin duke hetuar nëse prodhuesi i filmit, Nakoula Basseley Nakoula, një 55 vjeçar nga Egjipti, i krishterë koptik që jeton në Kaliforninë Jugore, kishte shkelur rregullat e lëshimit të tij nga burgu.

LEXO EDHE:  Njihuni me Youtuberin 7 vjeçar i cili fitoi 22 milion dollarë vitin e kaluar

Basseley ishte shpallur fajtor në vitin 2010 për mashtrim bankar dhe u lëshua nga burgu si provë qershorin e këtij viti. (Reuters/PC World Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>