Lajmet

YouTube rrit kuotën e API-së së të dhënve për 10 fish më shumë

Publikuar , 25 Gusht 2013
0
YouTube rrit kuotën e API-së së të dhënve për 10 fish më shumë

YouTube gjatë ditës së premte lajmëroi një rritje të dukshme të kufizimeve të API-së së të dhënave, që rregullon se si shumë zhvillues të aplikacioneve për video mund të ngarkojnë dhe sa operacione mund të lexojnë dhe shkruajnë aplikacionet e tyre.

Sistemi i mëparshëm i YouTube iu ofronte zhvilluesve qasjen tek 5 milionë njësi në ditë, por tani ata kanë 50 milionë njësi.

Për më tepër, YouTube është duke zvogëluar shpenzimin që e bën ngarkimi i një videoje nga 16,000 njësi në vetëm 1,600 njësi, kështu që një zhvillues teorikisht tani mund të ngarkojë pothuajse 100 herë më tepër video se më parë (duke arritur kështu rreth 30,000 video për ditë).

API-ja e të dhënave, tani në versionin e vet të tretë, iu ofron zhvilluesve qasje të plotë tek të gjitha veçoritë që ofron YouTube në faqen e vet.

Zhvilluesit mund ta përdorin atë për të qëlluar rezultate të kërkimit në YouTube dhe “për të marrë, futur, përditësuar dhe fshirë burime si video ose lista me video.”

Së bashku me API-në e Lëshuesit dhe API-në e Analitikës, thotë Google, API-ja e të Dhënave “iu mundëson aplikacioneve tuaja që të ofrojnë një përvojë të plotësuar në YouTube që përfshin kërkimin deh zbulimin, krijimin e përmbajtjes, përsëritjen e videos, menaxhimin e llogarive dhe statistikat e shikuesve.” (PCWorld Albanian)

youtube vegla

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Youtube përfundojnë duke parë video me përmbajtje të rrezikshme

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>