Lajmet

YouTube shton gjeste të reja navigimi për platformat mobile

Publikuar , 15 Janar 2019
0
Shumica e përdoruesve të YouTube vinë nga platformat mobile. YouTube nuk dha informacione se kur do të jenë të disponueshme në Android. YouTube shton gjeste të reja navigimi për platformat mobile

Navigimi mobil sot funksionon i gjithi me gjeste, me tërheqje nga poshtë lart e nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.

YouTube ka vendosur të adoptojë të njëjtën filozofi me aplikacionin mobil. Një përditësim i fundit i iOS u jep përdoruesve shansin për të parë videon e radhës duke tërhequr me gisht majtas ose djathas.

Duke tërhequr nga e majtas përdoruesit mund të rishohin videon dhe duke tërhequr nga e djathas mund të shohin videon e ardhshme.

Madje videoja që keni qenë duke parë në rastin kur tërhiqni nga e majta fillon aty ku e keni lënë.

Funksionet vlejnë në modalitetin portret por edhe landscape.

Me këto ndryshime YouTube shpreson se përdoruesit do të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacion.

Shumica e përdoruesve të YouTube vinë nga platformat mobile. YouTube nuk dha informacione se kur do të jenë të disponueshme në Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 13.2.3 është versioni më i fundit që duhet ta shkarkoni menjëherë

Lajmet e fundit>