Analiza

YouTube shton raportimin në kohë reale për numrin e shikimeve të videove

Publikuar , 19 Shtator 2014
0
YouTube shton raportimin në kohë reale për numrin e shikimeve të videove

youtube-edit-1

YouTube ka shtuar raportimin e ri në kohë reale në panelin e vet analitik që ofron numëruesin e shikimeve të videos në bazë të minutave të ditës.

Vetvetiu, seksioni i ri shfaq pesë videot që i keni publikuar së fundi, por ju mund të kërkoni për video më të vjetra. Ndërfaqja ka dy grafikë: të dhëna orë-për-orë për 48 orët e fundit dhe vlera minutë-për-minutë për orën e kaluar.

Faqja rifreskohet automatikisht kur e mbani të hapur. Google thotë që ju ende do të keni nevojë për kohë derisa të përpunohen të dhënat, por ajo periudhë është pothuajse e afërt me kohën reale.

Raporti i ri është në dispozicion për kanalet, e grupet që kanë më pak se pesë video dhe zotëruesit e përmbajtjes. Filtrimi dhe opsionet e tjera të rregullimit janë ndalur për këtë veçori. (PCWorldAlbanian)

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Youtube përfundojnë duke parë video me përmbajtje të rrezikshme

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>